Bota

Komisioni Evropian pranon certifikatën për COVID-19 të Maqedonisë

19 Gusht 2021, 12:52 Nga DOSJA
Komisioni Evropian pranon certifikatën për COVID-19 të

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut është bërë vendi i parë në rajon çertifikatat e të cilit do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me anë të një statusi në ‘Facebook’ ku njoftoi se Komisioni Evropian solli vendimin ku garantohet se çertifikatat do të njihen njësoj si të gjitha çertifikatat e BE-së.

Njoftimi i plotë:

“Komisioni Evropian sot solli vendim, me të cilin garantohet se certifikatat për COVID-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së për COVID-19. Kjo do të thotë që vendi ynë do të jetë i lidhur me sistemin e BE-së dhe se certifikata për COVID-19 e lëshuar nga autoritetet tona do të pranohet në BE nën të njëjtat kushte si Certifikata Digjitale e BE-së. Në praktikë, bartësit e këtyre certifikatave do të jenë në gjendje t’i përdorin ato në të njëjtat kushte si bartësit e Certifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE -së. Në këtë mënyrë qytetarët tanë do t’i shmangin kufizimet e udhëtimit si testimet shtesë ose karantina. Në rastet e domosdoshme, siç është mbrojtja e shëndetit publik, vendet anëtare mund të ndërmarrin masa shtesë. Falë këtij vendimi do të hiqen kufizimet e udhëtimit për njerëzit që i kanë marrë vaksinat kundër Covid-19, të miratuara nga BE-ja”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni certifikatat e maqedonise se veriut certifikatat e maqedonise se veriut

Sondazh

Poll

Bota 19 Gusht 2021, 12:30

Aksident në Prizren, humb jetën një person

KOSOVË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren të Kosovës.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë dhe sip...