Bota

Bombë në Capitol Hill? Burri me kamionçinë alarmon autoritetet, policia evakuon zonën

19 Gusht 2021, 16:08 Nga DOSJA
Bombë në Capitol Hill? Burri me kamionçinë alarmon

SHBA– Një burrë që ndodhej brenda një kamionçine ka dhënë alarmin për bombë. Associated Press shkruan se vetë burri i tha policisë se kishte një bombë, duke nxitur një evakuim të të gjithë zonës. Sipas burimeve që kanë folur në kushte anonimati, AP shkruan se vendi është rrethuar dhe se policia ka dërguar efektivë të pajisur me snajpera jashtë Capitol Hill, për të ruajtur sigurinë.

Policia ka komunikuar me burrin që ndodhet në kamionçinë, ndërsa ky i fundit shkruante shënime dhe ia tregonte policisë nga brenda kamionit. Zona është e bllokuar nga mete policie, ambulance dhe barrikadat e vendosura rreth mjetit.

Capitol Hill ka qenë në focus të sigurisë që nga kryengritja e 6 janarit, por rrethimi që ishte instaluar rreth terrenit të Kapitolit, u hoq këtë verë. Shtëpia e Bardhë thotë se po monitoron situatën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bombe ne capitol hill bombe ne capitol hill

Sondazh

Poll