Bota

Krizë emigrantësh, Greqia mobilizon ushtrinë në pikat kufitare: Nuk mund të përsëriten skenat e vitit 2015

19 Gusht 2021, 15:24 Nga DOSJA
Krizë emigrantësh, Greqia mobilizon ushtrinë në pikat

GREQI- Greqia ka mobilizuar të gjitha forcat ushtarakë në kufijtë e saj për të parandaluar afganët të hyjnë vend. CNN shkruan se kjo gjë ka ndodhur në mënyrë që të parandalohet një krizë e ngjashme emigrantësh, si ajo e vitit 2015. Zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Economou me anë të një deklarate u shpreh se Bashkimi Evropian duhet që të dalë me një qëndrim të përbashkët në lidhje me këtë çështje.  

“Të gjitha forcat në kufij janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015”, tha Economou.

Ai gjithashtu u shpreh se Ministria e Jashtme greke po koordinon veprimet në mënyrë që të sjellë në Greqi tetë shtetas afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat greke.

Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim ata në Greqi”, tha Economuo.

Greqia ishte në vijën e parë të krizës me emigrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milion persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë.

Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin yannis economou talebanet pushtojne afganistanin yannis economou

Sondazh

Poll

Bota 19 Gusht 2021, 12:30

Aksident në Prizren, humb jetën një person

KOSOVË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren të Kosovës.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë dhe sip...