Bota

Nuk ndalen SHIFRAT! Delta merr 8 jetë njerëzish në Kosovë, shënohen 2 mijë e 236 raste pozitive me Covid-19

19 Gusht 2021, 13:33 Nga DOSJA
Nuk ndalen SHIFRAT! Delta merr 8 jetë njerëzish në Kosovë,

KOSOVË– Shifrat e Covid-19 vijojnë të bëjnë kërdinë në Kosovë, pas përhapjes së variantit Delta. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë infektuar edhe 2 mijë e 236 të tjerë.

Njoftimi i plotë: 19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Gusht 2021, 12:30

Aksident në Prizren, humb jetën një person

KOSOVË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren të Kosovës.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë dhe sip...