Bota

Osmani takim me përfaqësuesit e OKB-së: Ne e njohim mirë dhimbjen e qytetarëve të Afganistanit, do t’i mirëpresim ata

19 Gusht 2021, 15:41 Nga DOSJA
Osmani takim me përfaqësuesit e OKB-së: Ne e njohim mirë

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ditën e sotme. Gazeta Ekspress shkruan se delegacioni ishte i përbërë nga Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për zhvillim Ulrika Richardson, Erol Arduc i UNHCR-ja dhe Anna Rostocka nga IOM me të cilët kanë diskutuar për strehimin e qytetarëve të Afganistanit.

Përfaqësuesit e të OKB-së kanë falënderuar Osmanin për gatishmërinë që Kosova ka treguar për strehimin e qytetarëve nga Afganistani si dhe kanë ofruar mbështetje ndaj institucioneve të Kosovës për tu dalë në ndihmë të strehuarve. Nga ana tjetër Osmani ka shtuar se Kosova e njeh mirë dhimbjen e banorëve të Afganistanit.

“Ne jemi të hapur për t`i mirëpritur qytetarët nga Afganistani, sepse askush më mirë se ne nuk e njeh dhimbjen e tyre. Për më tepër këtë po e bëjmë bashkë me aleatin tonë strategjik- SHBA-në ”, është shprehur Osmani.

LAJMI KRYESOR: Dita e pestë e ‘ferrit’ për afganët/ Talebanët harrojnë premtimet, bllokojnë aeroportin e Kabulit, Biden: Trupat do jenë në Afganistan derisa të largohet amerikani i fundit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni anna rostocka erol arduc strehimi i afganeve ne kosove talebanet pushtojne afganistanin ulrika richardson vjosa osmani anna rostocka erol arduc strehimi i afganeve ne kosove talebanet pushtojne afganistanin ulrika richardson vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 19 Gusht 2021, 12:30

Aksident në Prizren, humb jetën një person

KOSOVË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren të Kosovës.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë dhe sip...