Sport

PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos

19 Gusht 2021, 09:58 Nga DOSJA
PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos

SPANJE – Të menaxhosh një skuadër futbolli të mbushur me yje është problematika kryesore që kanë patur drejtuesit e klubeve historikisht.

Këtë gjë me sa duket do ta vuajë edhe PSG, me afrimin e Messit apo Sergio Ramosit, që u bashkohen Mbappesë, Neymarit, Icardit e Di Marias, për të mos përmendur të tjerë, me pak fjalë një “kotec” me shumë “gjela”.

E përditshmja spanjolle, “El Larguero”, shkruan se në klubin parisien nuk janë të kënaqur me qëndrimin, apo sjelljen e ish-kapitenit të Realit, Sergio Ramos, që kur iu bashkua ekipit pak më shumë se një muaj më parë.

Burimet e ekipit francez shumë pranë dhomës së zhveshjes pohojnë, se Ramos duhet të impenjohet maksimalisht në stërvitje, ndryshe nuk do të ketë vend për të në formacionin e Pochettinos. Marquinhos dhe Kimpembe duket se do t’ia bëjnë gjërat vërtet të vështira Ramosit.

Duhet të theksohet se lojtari spanjoll ende nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij me PSG për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Ai është stërvitur individualisht, por për momentin, nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të luajë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2021, 10:47

ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shm...