Sport

40 vite që nuk ndodhte, Igli Tare ‘’thyen’’ akullin mes Lacios dhe Romës

19 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
40 vite që nuk ndodhte, Igli Tare ‘’thyen’’ akullin

Kishte 40 vite që nuk ndodhte, por mund të ndodhë sërish në këtë merkato vere. Rivaliteti i madh mes Lacios dhe Romës shtrihet edhe në shkëmbimin e lojtarëve.

Hera e fundit që dy ekipet italiane kishin bashkëvepruar në merkato ka qenë para 40 vitesh kur Perrone kaloi nga Lacio tek Roma.

Por historia mund të përsëritet dhe këtë herë mund të ndodhë e kundërta. Pedro Rodriguez nuk është përfshirë nga trajneri Jose Mourinho në listën e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli sipas raportimeve nga Italia, duket se ka pranuar të transferohet tek rivali i përjetshëm i Romës, Lacio.

Pedro pritet të përfitojë 3 milionë euro aq sa merr edhe tek verdhekuqtë. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare po punon për finalizimin e operacionit.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport igli tare lacio roma igli tare lacio roma

Sondazh

Poll