Sport

VIDEO/ Uzuni “tradhëton” Ferencvaros, humbet penallti dhe skuadra e tij mundet nga Young Boys

18 Gusht 2021, 21:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Uzuni “tradhëton” Ferencvaros, humbet penallti dhe

ZVICËR-Spektakël pa fund në sfidën e parë të play-off të Champions League mes Young Boys-Ferencvaros, teksa 90 minutëshi pati penallti, karton të kuq dhe mbi të gjitha 5 gola të shënuar, por në fund festuan zvicërianët, që fituan 3-2. Për Young Boys golat u shënuan nga Elian ë minutën e 16’, Sierro 40’ dhe Garcia në minutën e 65’. Ndërkohë për Ferencvaros heroi ishte Franck Boli duke shënuar dy golat e skuadrës së tij.

Mund të konsiderohet i pafat sulmuesi i kombëtares shqiptare në pjesën e parë. 26-vjeçari humbi një penallti në minutën e 27-të. Uzuni ia doli të mashtrojë portierin nga pika e bardhë, por topi u ndal në shtyllë.Tani gjithçka do të vendoset në Budapest për të përcaktuar skuadrën që do të arrijë grupet e Champions League. Ndërkohë në takimet e tjera, Malmo fitoi 2-0 ndaj Ludogorets, ndërsa Benfica trimfoi 2-1 ndaj PSV-së.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league ferencvaros uzuni champions league ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll