Sport

Interi kërkon të plotësojë sulmin, në radar djali i ish-mbrojtësit të Juventusit

19 Gusht 2021, 08:34 Nga DOSJA
Interi kërkon të plotësojë sulmin, në radar djali i

INTER- Largimi i Romelu Lukakut drejt Chelsea ka lënë një boshllëk të madh tek Interi përsa i përket fazës sulmuese. Edhe pse zikaltërit transferuan Dzekon nga Roma në këtë merkato vere, sërish nuk janë të bindur për sulmin.

Drejtuesit e klubit Italian janë ende në mëdyshje se cili lojtar do i bashkëngjitet Lautaros dhe Dzekos në majën e sulmit për sezonin e ri. Në shtëpinë e Interit qarkullojnë disa emra, ku mes tyre është edhe djali i nje juventini.

Bëhet fjalë për Markus Thuram, djalin e Lilian Thuram që ka luajtur si mbrojtës tek Juventusi në të kaluarën. Markus Thuram aktivizohet si sulmues tek Borusia Monchengladbah dhe përbën një okazion të vërtetë për Interin, pasi kartoni i francezit vlerësohet në rreth 30 milionë euro që me merkaton e sotme nuk është një cmim i lartë.

Por një tjetër lojtar që është në radarin e Interit dhe që mund të blihet po për 30 milionë euro është Joachim Correa. Sulmuesi i Lacios mund të jetë më i përshtatshmi për trajnerin e zikaltërve Inzaghin, pasi dyshja ka punuar më parë tek Lacio.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport markus thuram romelu lukalu markus thuram romelu lukalu

Sondazh

Poll