Sport

Lewandowski kërkon largimin, Bayern Munchen i vendos çmimin

19 Gusht 2021, 09:07 Nga DOSJA
Lewandowski kërkon largimin, Bayern Munchen i vendos çmimin

Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayern Munich. Sipas ‘’Sky Sport’’ sulmuesi edhe pse është i lumtur tek bavarezët, dëshiron një aventurë të re në një kampionat tjetër. Bayerni e vlerëson kartonin e polakut në mbi 100 milionë euro.

Kontrata e Lewandowski me klubin gjerman skadon në 2023, por bavarezët duan ta mbajnë në skuadër edhe për më gjatë.

Numri 9 i Bayernit kërkon një aventurë të re në një kampionat tjetër, para se të mbushë 35 vjec. Polaku është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, ku sezonin e kaluar e mbylli me 56 gola me kombëtaren dhe klubin.

Në dy ndeshjet e para të sezonit të ri me Bayernin, Lewandowski ka realizuar tre gola përfshirë edhe ato në Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmundit në finale.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich robert lewandowski bayern munich robert lewandowski

Sondazh

Poll