Sport

19 Gusht 2021, 10:47 Nga DOSJA

ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shmangin marrëzitë e tij. Në gjuhën daneze, gjenaliteti dhe pamaturia bashkohen në përsosmëri.

Ai është një qendërsulmues i aftë për të shënuar gola në të gjithë botën, por edhe për të marrë një gjobë, për shfaqjen e të brendshmeve të sponsorizuara pas një goli në Kampionatin Europian, ose përfundimit në burg, pas një grindje me një shofer taksie.

Prandaj nuk është për t’u habitur që libri autobiografik i tij, është pikërisht një lavdërim i kësaj natyre të dyfishtë. ‘The Sun’ raporton se në disa pasazhe të librit, ish-lojtari i Juventusit, Niklas Bendtner flet edhe për… prostitutat.

Ai shpjegon se kolegët që kanë përfunduar në skandale, ku përfshihen profesioniste të seksit, janë për të ardhur keq. Sepse në thelb të gjithë e bëjnë këtë, ose pothuajse. “Ky është një fenomen shumë i përhapur në futbollin profesionist. Disa janë kapur, por më besoni, të gjithë në futboll kanë dëgjuar për dikë që e bën këtë. Veçanërisht në Angli, ku është tradicionale t’i thuash ekipit, historitë e tua intime.”

Por pse je një yll futbolli, nuk duhet të takosh vajza? Niklas ka teorinë e tij. “Të paguash një prostitutë është më pak e rrezikshme, sesa të marrësh në shtëpi një vajzë që njeh përreth. Të paktën kur je futbollist.”

Përgjigjja është e thjeshtë: ka shumë rreziqe, veçanërisht nga pikëpamja e medias. “Unë di shumë incidente që përfshijnë prostituta, por di, po aq përpjekje për zhvatje përmes mediave sociale. Po flasim për njerëz, që shkojnë jashtë në mbrëmje, që e lejojnë veten lehtësisht të fotografohet, ndërsa flini ose kur jeni lakuriq. Dhe kur t’i kenë ato fotografi, ata mund t’ju kërkojnë gjëra, në mënyrë që ata të heshtin”.

Kjo nuk ndodh me femrat profesioniste… “Nuk është saktësisht 100% e sigurt, por prostitutat kanë një biznes për të mbrojtur. Po, kam qenë dëshmitar i futbollistëve të dorës së parë, që thërrisnin prostituta, një ditë para ndeshjejes, në vende të braktisura nga Zoti”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “lord bendtner” historitë e tua intime nicklas bendtner përfshijnë prostituta the sun “lord bendtner” historitë e tua intime nicklas bendtner përfshijnë prostituta the sun

Sondazh

Poll