Aktualitet

Arrestohet 61-vjeçari dhe ndiqet penalisht bashkëshortja në Tiranë, i gjetën sasi të mëdha kafeje kontabandë në dyqanin

19 Gusht 2021, 10:02 Nga DOSJA
Arrestohet 61-vjeçari dhe ndiqet penalisht bashkëshortja në

TIRANË-Një 61-vjeçar është arrestuar ditën e sotme ndërsa bashkëshortja e tij po procedohet penalihst për shkak se  iu gjet në dyqan një sasi prej 115 kg kafeje, e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Në pranga u vu Vladimir Hoxha në Tiranë tek ‘Petro Nini Luarasi’ si dhe po procedohet penalisht edhe një qytetare tjetër me iniciale A.G e cila nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte në afërsi të Tregut Ushqimor.

Njoftimi i policisë:

“Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 115 kg kafe. Arrestohen në flagrancë 61-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Procedohet dhe një shtetase tjetër për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Vladimir Hoxha., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj  në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vladimir hoxha vladimir hoxha

Sondazh

Poll