Aktualitet

E ulin në gjunjë para ‘Benzit’/ Policia në Durrës i bën ‘zbor’ 21-vjeçarit! I zbulon 37 doza heroinë, kokainë dh

19 Gusht 2021, 09:13 Nga DOSJA
E ulin në gjunjë para ‘Benzit’/ Policia në

DURRËS– Fabio Karaboja është 21-vjeçari i cili u arrestua ditën e sotme nga policia në Durrës, I riu po lëvizte me doza kokaine dhe heroine me vete, si dhe me një shumë parash. Policia fillimisht i ushtroi kontroll në makinë, e më pas në çantën e dorës, në të cilën u zbulua lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Fabio Karaboja, në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla.Vihet në pranga një 21-vjeçar, posedues i lëndës narkotike, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe një sasi vlere monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.5, Durrës, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Fabio Karaboja. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Fabio Karaboja, në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Fabio Karaboja, 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fabio karaboja fabio karaboja

Sondazh

Poll