Aktualitet

Kultivoi lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari në Skrapar, ndiqet penalisht kryetari i fshatit për shpërdorim detyre (EMR

19 Gusht 2021, 09:28 Nga DOSJA
Kultivoi lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari në

SKRAPAR– Një 27-vjeçar është srrestuar ditën e some në Skrapar, banues në fshatin Gradec. Arsen Ziko u kap gjatë kontrollit të policisë duke kultivuar lëndë narkotike.

Policia bën me dije sa kanë filluar një procedim penal edhe për kryetarin e fshatit Riza Guri pasi dyshohet se ka shperdoruar detyrën.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht Kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradec, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Riza Guri, me detyrë Kryetar i fshatit Gradecpasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arsen ziko riza guri arsen ziko riza guri

Sondazh

Poll