Aktualitet

Kokaina në kontejnerët e bananeve në Portin e Durrësit/ Gjykata e Apelit lë në burg Bajron Gumenin, avokati i tij: Çësht

19 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA
Kokaina në kontejnerët e bananeve në Portin e Durrësit/

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Bajron Gumenin, administratorin e firmës ‘Alba Exotic Fruit’, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Pas dhënies së vendimit, avokati i tij është shprehur se çështjen do ta çojë deri në Prokurorinë e Durrësit. Baftjar Rusi ka kërkuar shfuqizim të masës së dhënë nga Gjykata.

Bajron Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane. Gjatë këtij muaji, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie.

Gumeni u paraqit për të tërhequr kontenierin me banane më datë 13 korrik në Portin e Durrësit, ditë dhe kur u arrestua për gjetjen e rreth 11 kg kokainë në kontenierin ku po transportohej ngarkesa me banane. Në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bajron gumeni gjykata e apelit bajron gumeni gjykata e apelit

Sondazh

Poll