Aktualitet

U arrestua së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes! Qau dhe u lut para gjykatës, GJKKO jep vendimin për juristen Blerta Turku

19 Gusht 2021, 09:22 Nga DOSJA
U arrestua së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes! Qau dhe u lut para

TIRANË– GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për juristen Blerta Turku. Kjo e fundit ishte në arrest me burg, pasi u ndalua së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Gjatë vendimit që duhet të merrte për të Gjykata e Posaçme ajo u pa me lot në sy dhe pyeti: Pse duhet të mbetem unë në qeli?

Turku ka qënë zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.

Fatos Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

(a.b )/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blerta turku fatos tushe blerta turku fatos tushe

Sondazh

Poll