Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Sarandë (EMRAT)
19 Gusht 2021, 08:39Nga DOSJA
SARANDË– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike. Bëhet fjalët për Erjon Priftin, 31 vjeç dhe Geart Çoçkajn, 33 vjeç.
Policia bën me dije se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli në një nga lokalet e Sarandës. Te dy të arrestuarit ishin banues në lagjen 4 në Sarndë ndërsa Geart Çoçkaj ishte i dënuar edhe më parë për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë:
Sarandë Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 automjete. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË– Gërshërët e humbura në burgun e Drenovës kanë alarmuar autoritetet. ‘Top Channel’ raporton se i dyshuari si personi që i ka marrë ato është i...
KORÇË- Në burgun e Drenovës po kërkohet për një palë gërshërë. Sinjali për humbjen e tyre është dhënë dy ditë më parë.Ka qënë një infermier nga Kor&...
LEZHË– Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Të arrestuarit...
TIRANË– Sot është dita e 26 që Shqipëria është nën pushtetin e flakëve. Problematike është situata në Majën e Rrunës në Kukës. Mbrojtja Civile bën të ditur...
SHKODËR– Një i mitur është ndaluar nga forcat ‘Shqiponja’ në Shkodër, pasi u kap me armë zjarri me vete. 17-vjeçari i cili është banues në lagjen ‘K...
GJIROKASTËR-Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.Sefer Rrapai nga fsh...
TIRANË– Nëna e Arjan Sallahut, i cili u nxor ditën e sotme i pajetë nga plazhi i Gjirit të Lalëzit ka dhënë lajmin e trishtë për miqtë në rrjetin soc...