Aktualitet

Donte të shpëtonte nga dhuna! Zbulohet shkaku i makabrës së Shkodrës, burri vrau gruan se ajo donte të shkonte në azil

19 Gusht 2021, 09:48 Nga DOSJA
Donte të shpëtonte nga dhuna! Zbulohet shkaku i makabrës së

SHKODËR– Është zbuluar një nga shkaqet se përse Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Sanije Bandulla dhe më pas veten e tij.

Kohët e fundit ajo kishte nisur që të bënte letrat dhe të ikte në azil, që të shpëtonte nga dhuna. Ky ka qenë dhe shkaku i sherrit të radhës, i cili ka përfunduar në tragjedi me vrasjen e gruas dhe vetëvrasjen e burrit.

Nga hetimet e derimëtanishme është mësuar se mes çiftit të pensionistëve kishte shpesh zënka. Ata prej vitesh kishin probleme dhe gruaja dhunohej sistematikisht nga burri.

Ekspertiza paraprake ka zbuluar se ka qenë 79-vjeçari ai që e ka vrarë të shoqen dhe më pas ka vrarë veten, duke përdorur një armë të llojit automatik. Gjithsesi, arsyet e këtij krimi të dyfishtë mbeten ende mister, por mësohet se Fadil dhe Sanije Bandulla, kishin konflikte të vazhdueshme. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fadil bandulla krim ne familje ne shkoder sanije bandulla fadil bandulla krim ne familje ne shkoder sanije bandulla

Sondazh

Poll