Bota

Gjendet e vdekur 20-vjeçarja shqiptare, policia nis menjëherë hetimet: Kemi dyshime se…

19 Gusht 2021, 06:41 Nga DOSJA
Gjendet e vdekur 20-vjeçarja shqiptare, policia nis menjëherë

KOSOVË– Një vajzë 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme, në fshatin Metehi të Podujevës në Kosovë. Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës”, tha Borovci.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. Është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, tha Borovci.

Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike-të ekzaminimit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjendet e vdekur 20 vjecarja ne kosove kosove gjendet e vdekur 20 vjecarja ne kosove kosove

Sondazh

Poll