Bota

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Do të evakuojmë këdo që mundemi nga Afganistani

18 Gusht 2021, 20:20 Nga DOSJA
Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Do të evakuojmë këdo që

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të sigurt. CNN shkruan se ai është shprehur se procesi i evakuimit është i vështirë dhe se ata janë të fokusuar që të mbajnë rrugën të lirë për civilët. 

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi. Ne jemi të fokusuar me lazer në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul dhe në bërjen e gjithçkaje që mundemi për të vazhduar evakuimin e amerikanëve, aleatëve, afganëve që kanë punuar së bashku me ne, dhe gjithashtu afganë të tjerë kurajozë në rrezik të veçantë,” tha ai.

Austin gjithashtu u shpreh se kjo është një luftë që ai vet ka marrë pjesë, dhe shtoi se e kanë detyrim mora që të ndihmojnë afganët.

“Kjo është një luftë në të cilën unë luftova. Ne kemi një detyrim moral për të ndihmuar ata që na ndihmuan, dhe unë e ndjej urgjencën thellësisht. Unë e di se këto janë ditë të vështira për ata që humbën të dashurit e tyre në Afganistan dhe për ata që mbajnë plagët e luftës,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson. SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lloyd austin talebanet pushtojne afganistanin lloyd austin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll