Bota

Dorëzohet SHBA-ja? Amerikanët japin deklarata kontradiktore për Afganistanin, ambasada: S’e mbajmë dot nën kontroll aerop

18 Gusht 2021, 20:12 Nga DOSJA
Dorëzohet SHBA-ja? Amerikanët japin deklarata kontradiktore për

AFGANISTAN– Amerika nuk është shumë e qartë në lidhje me deklaratat që po jep për daljen e afganëve nga aeroporti i Kabulit. CNN shkruan se zyrtarët dhe Ambasada Amerikane lëshuan deklarata kontradiktore në lidhje me mundësinë e qytetarëve amerikanë dhe afganë për të kaluar nga aeroporti i Kabulit.

Fillimisht ambasada amerikane në Kabul tha se nuk mund të sigurojë kalim të sigurt në aeroport, ndërsa zyrtarët thane të kundërtën.

“Qeverisja e Shteteve të Bashkuara nuk mund të sigurojë një kalim të sigurt në aeroportin ndërkombëtar HAMID KARZAI,”- tha Ambasada Amerikane në Kabul.

Më pas, zëvendëssekretarja e Shtetit Wendy Sherman u tha gazetarëve se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport,”- shtoi ajo.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson. SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dash talebanet pushtojne afganistanin dash talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll