Bota

Talebanët ‘harrojnë’ premtimet/ Torturojnë hajdutët, i lyejnë me zift dhe i dhunojnë në mes të qytetit

19 Gusht 2021, 06:28 Nga DOSJA
Talebanët ‘harrojnë’ premtimet/ Torturojnë

AFGANISTAN– Talebanët duket se i kanë harruar shumë shpejt premtimet e dy ditëve më parë ku thanë se do të përdorin një mënyrë paqësore dhe pa dhunë për të marrë në dorë pushtetin në Afganistan.

Daily Mail ka publikuar ditën e djeshme pamje të tmerrshme terrori e dhune ku hajdutë të dyshuar u torturuan në mes të qytetit. Në video shfaqen persona të dyshuar për grabitje që janë mbuluar me zift, dhe janë lidhur në kamionë duke u torturuar publikisht.


Sipas raportimeve dyshohet se xhihadistët  kanë qëlluar për vdekje një grua në një provincë rurale pasi ajo refuzonte veshjen e burkës. Më herët talebanët deklaruan se i detyrueshëm do të ishte vetëm hixhabi dhe jo burka.

Në të tjera pamje luftëtarët talibanë shiheshin duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabul.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll