Bota

Vrasja e gazetares investigative në Maltë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin që organizoi sulmin

18 Gusht 2021, 20:59 Nga DOSJA
Vrasja e gazetares investigative në Maltë, Prokuroria kërkon

MALTA- Prokuroria e Përgjithshme e Maltës ka kërkuar dënim të përjetshëm për biznesmenin Yorgen Fenech me akuzën se organizoi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. The Guardian shkruan se Prokurorja e përgjithshme, Victoria Buttigieg, ngriti akuza zyrtare kundër Fenech, i cili u arrestua në Nëntor 2019 duke u përpjekur të linte Maltën në jahtin e tij.

Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasje dhe komplot kriminal. Akt-aktakuza, e cila konfirmon se Fenech do të dalë në gjyq, kërkon burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes dhe midis 20 dhe 30 vjet burg për akuzën e komplotit kriminal.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në kohën që ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni, investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers”. Ajo mbeti e vdekur në një atentat me bombë që iu vu nën makinë e marrë me qera. Trupi i saj u gjet nga i biri, Metthew, i cili dëgjoi shpërthimin nga banesa.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daphne caruana galizia panama papers victoria buttigieg yorgen fenech daphne caruana galizia panama papers victoria buttigieg yorgen fenech

Sondazh

Poll