Bota

Osmani dha dritën jeshile, qytetarët e Kosovës kërkojnë përgjigje: Ku do strehohen afganët? Kampi në Vushtri s’ka

18 Gusht 2021, 19:59 Nga DOSJA
Osmani dha dritën jeshile, qytetarët e Kosovës kërkojnë

KOSOVË– Qytetarët e Kosovës kërkojnë përgjigje nga qeveria e cila ka marrë përsipër që të strehojë emigrantët afganë. Në një shkrim të publikuar sot, Gazeta Ekspress shkruan se edhe pse Presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë dritën e gjelbër SHBA-së për pranimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, ende nuk dihet se ku do të rrinë këta të fundit.

Një opsion ishte kampi në Vushtri, por sipas medias në fjalë, ky kamp nuk ka kushte. Edhe pse afganët mund të shkojnë nga momenti në moment në Kosovë, qytetarët ende nuk e dinë vendstrehimin e tyre.

Artikulli i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë dritën e gjelbër SHBA-së për pranimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, mirëpo Qeveria e Kosovës ende nuk ka një plan konkret se ku do t’i strehojë. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se Qeveria duhet dhënë një shpjegim më të gjerë për refugjatët.

Në këtë kamp në Vushtrri aktualisht ndodhet KFOR-i francez. Mirëpo brenda tij ekziston mundësia që të strehohen edhe refugjatët të cilët pritet të vijnë nga Afganistani në Kosovë. Kështu është raportuar gjatë ditëve të fundit. Por, për këtë një punëtor brenda kampit në kushte anonime ka thënë për T7 se ky kamp nuk mund të bëhet shtëpia e afganëve.

Kjo pasi që në të nuk ka kapacitete dhe hapësirë për strehimin e tyre. Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dalë ende me një vendim se ku do të vendosen refugjatët. Por, sipas ekspertit të sigurisë ekzistojnë disa lokacione ku ata mund të gjejnë strehë. E institucionet shtetërore kanë lajmëruar se të gjithë ata që vijnë do të verifikohen nga organet përgjegjëse. Mirëpo Ibishi thotë se verifikimi në këto kushte është i vështirë. Sipas Ibishit, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’i mbajtur refugjatët gjatë në Kosovë. Prandaj sipas tij Qeveria duhet të dalë dhe të tregojë se deri kur pritet të qëndrojnë ata këtu.

Edhe në Shqipëri ka pasur mjaft polemika për ardhjen e emigrantëve afganë. Kjo për faktin se është bërë me dije se ata do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti. Për të pranuar afganët, administatorët e QS-së kanë lënë studentët në rrugë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll