Sport

Alarm në Kili, për kualifikueset e “Katar 2022”: “Ka një dëmtim të komplikuar”

18 Gusht 2021, 15:54 Nga DOSJA
Alarm në Kili, për kualifikueset e “Katar 2022”: “Ka

KILI – Pothuajse dy javë, para fillimit të ndeshjeve kualifikuese të kupës së botës “Katar 2022”, mundësia që kombëtarja e Kili të mbështetet te sulmuesi Alexis Sanchez i Interit është zhdukur.

Presidenti i ANFP, Pablo Milad, duke folur për ‘Adn Radio”, shpjegoi se si situata e sulmuesit të Interit është mjaft serioze dhe ai është duke luftuar me një dëmtim të muskulor të kofshës: “Do të jetë e vështirë të mbështetemi te Alexis, ai ka një dëmtim mjaft serioz. I komplikuar, shpresojmë që ai të mundë të arrijë këtu në kohë, por situata është serioze”.

Në kuadër të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”: më 3 shtator, kombëtarja e Kilit do të presë Brazilin, më 5 do të udhëtojë drejt Ekuadorit, dhe sërish më 10 shtator, do të luajë në transfertë ndaj Kolumbisë.

Natyrisht, lajmi i dëmtimit të Alexis Sanchez, nuk i pëlqen edhe Simone Inzaghi, i cili do ta gjejë veten të detyruar të ndërtojë një skuadër dhe të bëjë pa sulmuesin e tij kilian për ndeshjet e para të këtij kampionati.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alexis sanchez katar 2022 pablo milad presidenti i anfp simone inzaghi alexis sanchez katar 2022 pablo milad presidenti i anfp simone inzaghi

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...