Bota

Afganistani siç ishte dikur: Fotografitë e William Podlich tregojnë një realitet tjetër

18 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Afganistani siç ishte dikur: Fotografitë e William Podlich

AFGANISTANNë vitin 1967, Podlich, një profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës, filloi një qëndrim dyvjeçar në Afganistan me UNESCO-n, duke dhënë mësim në Kolegjin e Lartë të Mësuesisë në Kabul. Ai solli me vete gruan e tij, Margaret dhe Peg dhe Jan, dy vajzat e tij adoleshente.

Podlich, një fotograf amator, regjistroi aventurat e tij në qindra fotografi që familja e tij i ka ndarë me botën. Podlich doli ne pension në Arizona në 1981 dhe vdiq në 2008 në moshën 92 vjeç.

“Kur shikoj fotot e babait tim, më kujtohet Afganistani si një vend me histori dhe kulturë mijëra vjeçare.Ka qenë një përvojë interesante për të parë dhe dëgjuar për vuajtjet e thella që kanë ndodhur në Afganistan gjatë betejave të luftës për gati 40 vjet” – thotë Peg Podlich.

“Shumë afganë kanë shkruar komente që tregojnë vlerësimin e tyre për fotografitë që tregojnë se si ishte vendi i tyre para 33 viteve të luftës. Kjo u jep vlerë përpjekjeve tona për t’i dixhitalizuar dhe restauruar këto fotografi” – u shpreh Clayton Esterson, burri i Peg Podlich, i cili luan rolin e arkivistit.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistani dikur fotografitë e william podlich afganistani dikur fotografitë e william podlich

Sondazh

Poll