Bota

Zjarret në Greqi! Situata kritike në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

18 Gusht 2021, 09:19 Nga DOSJA
Zjarret në Greqi! Situata kritike në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki,

GREQI Prej javësh Greqia është nën pushtetin e zjarreve ndërsa më kritike për momentin paraqitet situata në Vilia, Keretea dhe Lavreotiki.

Protothema raporton se në Vilia janë djegur rreth 80 mijë hektarë tokë ndërsa në Levreotiki janë djegur 6 mijë hektarë. Vatra në Vilia është akoma në progres dhe rrezikon edhe banesa në afërsi të zonës ndërsa banorët janë evakuuar.


Edhe në  Keretea situata paraqitet mjaft kritike ku po veprojnë 6 avione dhe dy helikopterë për shuarjen e zjarrit prej dy ditësh, ndërsa zjarrëfikëset nuk kanë arritur të depërtojnë në afërsi të vatrës për shkak të infrastrukturës.

Kryebashkiaku i Lavreotiki, Dimitris Loukas, foli për zjarrvënien. Ai tha se vatra e zjarrit u përhap nga një kosh plehërash ndësa foli edhe për të moshuarën, e cila ishte raportuar e zhdukur dhe tha se ajo ishte shpëtuar nga zjarrëfikësit dhe është në gjendje të mirë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2021, 07:10

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë...