Bota

Rritja e rasteve me Covid në Greqi/ Vendosen masa kufizuese në Rethymno të Kretës, vazhdon bllokimi në Heraklion dhe Chania

18 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid në Greqi/ Vendosen masa kufizuese në

GREQI– Situata pandemike është përkeqësuar në Greqi ku ditët e fundit ka patur rritje të lartë të rasteve me Covid-19. Në ishullin Rethymno në Kretë, janë vendosur masa kufizuese të cilat kanë hyrë në fuqi ditën e sotme, pasi situata në ishull paraqitet shumë kritike dhe të gjitha spitalet janë të tejmbushura me pacientë.

Nga dita e sotme në ishull ndalohet qarkullimi nga ora 01:00 deri në orën 06:00 te mëngjesit me përjashtim të arsyeve shëndetësore dhe në të gjitha lokalet ndalohet përdorimi i muzikës. 

Këto masa janë të vlefshme deri me datën 25 gusht dhe më pas do të rivlerësohen nga komisioni përsëri. Në Heraklion dhe Chania vijon bllokimi deri sa qeveria të japë një njoftim të dytë.

Dita e djeshme shënoi rekord të numrit të rasteve të reja në Greqi ku vetëm në 24 orë kishte 2.218 raste të reja me Covid 19 dhe 13 persoan vdiqën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne greqi greqi covid ne greqi greqi

Sondazh

Poll