Sport

Laçi prezanton trajnerin e ri pas largimit të Shpëtim Duros, një malazez në krye të kurbinasve

17 Gusht 2021, 20:09 Nga DOSJA
Laçi prezanton trajnerin e ri pas largimit të Shpëtim Duros,

LAÇ-Dejan Vukicevic është trajneri i ri i Lacit. Klubi kurbinas ka njoftuar se drejtimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik do e marrë trajneri malazez. 52-vjeçari ulet në stol pas largimit të Shpëtim Duros, i cili nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të rinovuar kontratën.

Duro arriti deri në fund të luftonte për titullin kampion në sezonin e fundit të Superiores, ndërsa udhëhoqi Lacin deri në turin e tretë të Conference League, një arritje  historike për skuadrën kurbinase. Herën e fundit që Dejan Vukicevic ka drejtuar një skuadër ka qenë në gushtin e vitit 2019 kur u ul në pankinën e Ferronikelit.

 

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Aventura e tij zgjati shumë pak, vetëm 12 ndeshje dhe drejtuesit e shkarkuan për mungesë rezultatesh duke arritur 6 fitore 5 humbje e një barazim. Përvec se në Kosoë, Vukicevic ka drejtuar  skuadrën e Ventspils në Lituani, Dacia në Moldavi, por edhe në Serbi me Vojvodinën, megjithatë tekniku nuk arriti dot ti jepte ndonjë trofe këtyre skuadrave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport laçi vukicevic laçi vukicevic

Sondazh

Poll