Bota

Mbyllen klubet e natës në Kosovë, restorantet do të punojnë deri në orën 22:30

17 Gusht 2021, 16:34 Nga DOSJA
Mbyllen klubet e natës në Kosovë, restorantet do të

KOSOVË– Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se nga data 20 gusht deri më 1 shtator Kosova do tu nënshtrohet masave të reja për shkak të infektimit nga Covid-19.

Gazeta Ekspress shkruan se dy prej masave më kryesore janë mbyllja e klubeve të natës dhe kufizimi i restoranteve deri në orën 22:30. 

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150. Klubet e natës do të mbyllen nga data 20. Kufizim të lëvizjes nuk është përmendur. Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator,”- ka deklaruar Sogojeva.

Masat e reja u morën pasditen e sotme pasi ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia u mblodh online me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Vitia takoi edhe krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja. Kosova ka pasur një shtim rastesh me Covid-19 ditët e fundit. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 5 viktima dhe janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll