Bota

U arratis për t’u bashkuar me ISIS, 19-vjeçarja britanike lind fëmijën e saj në Siri

17 Shkurt 2019, 11:59 Nga DOSJA
U arratis për t’u bashkuar me ISIS, 19-vjeçarja britanike lind

Shamima Begum, adoleshentja që u largua nga Britania për t’u bashkuar me grupin islamik ISIS është bërë nënë e një fëmije mjaft të shëndetshëm. “The indipendent” shkruan se aktualisht Begum po mbahet në një kamp në Siri dhe është shprehur se ëndërron të kthehet në shtëpinë e saj në Britani.

Në një deklaratë për mediat familja tregon se një person i ka njoftuar se 19-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me fëmijën.

Në vitin 2015 Begum la shkollën dhe familjen e saj për t’u bashkuar me grupin ISIS. Por ajo nuk do të mund të kthehet në vendlindje sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kur ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, Shamima shprehu dëshirën për të lindur fëmijën e saj në Britani por nuk iu lejua nga ministri i Brendshëm Sajid Javid.

 “Duhet të kujtojmë se ata që u larguan nga Britania ishin të mbushur me urrejtje për vendin tonë Nëse keni mbështetur organizatat terroriste jashtë vendit unë nuk do të hezitoj të parandaloj kthimin tuaj”, tha Javid për Times.

Ai paralajmëroi 19-vjeçaren se do të ndiqej penalisht nëse kthehej në Britani. Begum nuk është penduar për faktin që është bashkuar me ISIS, por dëshiron të kthehet vetëm se ka frikë se mund t’i vdesë fëmija.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani isis sajid javid shamima begum britani isis sajid javid shamima begum

Sondazh

Poll