Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e Sirisë/ SPAK ‘ngec’ në zbulimin e përgjegjësve, gratë ua lënë fajin bashkësh

16 Gusht 2021, 10:36 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e Sirisë/ SPAK ‘ngec’

TIRANË– Hetimet nga SPAK dhe nga Antiterrori për riatdhesimin e grave dhe të miturve nga Siria ende vijon. ‘Faxnews’ raporton se deri më tani nuk është përfituar asnjë provë që mund të zbulojë se kush është përgjegjes për dërgimin e tyre atje.

Teksa janë marrë në pyetje, gratë dhe të miturit janë shprehur mosdijeni për udhëtimin drejt zonave të luftës në Lindjen e Mesme, duke ua lënë përgjegjësinë kryesisht bashkëshortëve të tyre. Kjo është edhe pengesa që kanë hasur hetimet, pasi një pjesë e burrave që kanë shkuar në Siri, kanë humbur jetën në luftime e të tjerë vijojnë të jenë pjesë e luftimeve të grupeve ekstremiste.

Por ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet dhe për këtë do të ketë intervista të herëpas’hershme me të riatdhesuarit që të mund të përftohen informacione, që do të ndihmonin autoritetet për ngritjen e akuzave ndaj personave që mund të jenë përfshirë në indoktrinimin dhe nxitjen e ekstremizmit ndaj shqiptarëve që kanë braktisur vendin duke iu bashkuar luftës në Siri.

5 gratë së bashku me fëmijët e tyre menjëherë pasi mbërriten në Rinas më 1 gusht e më pas u dërguan në Durrës, ku do t’u nënshtrohen të gjitha trajtimeve mjekësore dhe psikologjike. Me ardhjen e tyre në Shqipëri, shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, por kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër operacion shpëtimi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi nga siria 1 gusht riatdhesimi nga siria 1 gusht

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 09:28

KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...