Aktualitet

I dehur në ‘Audi’! Qëlloi me armë zjarri në ajër, ALARMOHEN qytetarët në Shijak, njoftojnë policinë, arrestohet 31-

16 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA
I dehur në ‘Audi’! Qëlloi me armë zjarri në

SHIJAK– Emiljano Norja ka qëlluar me armë në ajër në Shijak mbrëmjen e djeshme. Sjellja e tij bëri që policia të merrte telefonata nga qytetarët të cilët u alarmuan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut. Norja i cili po drejtonte mjetin ‘Audi’ në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve. U raportua se ai po xhironte gomat e makinës kur u pikas nga banorët e zonës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Pas verifikimeve u zbulua se 31-vjeçari ka qënë i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Pas ndalimit të tij, arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte u sekuestruan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit.31-vjeçari, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale. Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano norja kris arma ne shijak emiljano norja kris arma ne shijak

Sondazh

Poll