Aktualitet

Ndezën zjarr për të djegur mbeturinat, ndiqen penalisht dy persona në Lezhë dhe në Dibër

16 Gusht 2021, 09:20 Nga DOSJA
Ndezën zjarr për të djegur mbeturinat, ndiqen penalisht dy

LEZHË– Dy persona janë proceduar penalisht në fshatin Zejmen të Lezhës dhe në Maqellare të Dibrës pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

67-vjeçari me iniciale L.M ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por situata doli jashtë kontrollit dheu përfshi e gjithë kodra në fshatin Zejmen. Një tjetër qytetar me iniciale R.H është proceduar penalisht pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr, i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

Njoftimi i policisë:

LEZHË-“Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në kodrën e fshatit Zejmen,  procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: L.M., 67  vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”

MAQELLARË-“Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Maqellarë, procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: R. H., banues në Maqellarë, pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarrevenie e qellimshme zjarret ne shqiperi zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll