Aktualitet

Kanabis, kokainë dhe mjete prerëse, arrestohen tre persona në Tiranë

16 Gusht 2021, 10:13 Nga DOSJA
Kanabis, kokainë dhe mjete prerëse, arrestohen tre persona në

TIRANË -Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur lëndë narkotike dhe mjete prerëse.

Qytetari me iniciale E.B 19-vjeç është arrestuar për shkak se gjatë një kontrolli fizik i është gjetur një thikë, ndërsa E.B 23-vjeç mbante lëndë narkotike. Forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’ i kanë sekuestruar gjithashtu edhe shtetasit F.M 45-vjeç, kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

‘TIRANË Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë), si dhe u referuan materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.’

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona arrestohen tre persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 09:28

KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...