Aktualitet

16 Gusht 2021, 09:28 Nga DOSJA

KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e Kurbinit. Gjergji nxori thikën dhe plagosi Armando dhe David Prendi, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Sherri mes tyre nisi pasi djemtë e 58-vjeçarit Gjergji kanë pasur konflikt dhe sherr me vëllezërit Prendi. Policia njoftoi po ashtu se ka proceduar penalisht dhe dy vëllezrit e plagosur, të cilët do të përballen me veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi: 

Plagosi më mjet prerës (thikë) dy vëllezër pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 57-vjeçari.Gjithashtu, procedohen penalisht dhe dy vëllezërit.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë.Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin P.Gj., si dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim për shtetasit A.P. dhe D.P.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando prendi david prendi paulin gjergji sherr ne tregun e milotit armando prendi david prendi paulin gjergji sherr ne tregun e milotit

Sondazh

Poll