Aktualitet

Plagosi 24-vjeçarin, i vodhi telefonin! Policia arreston pas 4 ditësh autorin, 26-vjeçari përballet me dy akuza

16 Gusht 2021, 10:06 Nga DOSJA
Plagosi 24-vjeçarin, i vodhi telefonin! Policia arreston pas 4

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar pas 4 ditësh autorin e një plagosje. I riu me inicialet E.I, 26-vjeç pas një konflikti ka goditur 24-vjeçarin e më pas i ka marrë dhe telefonin e tij. Tashmë ai është vënë në pranga dhe do të përballet me veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr në tiranë sherr në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2021, 09:28

KURBIN– Paulin Gjergji është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme plagosi me thikë dy vëllezërit Prendi. Ngjarja ndodhi në orët e para në tregun e K...