Aktualitet

7 vatra zjarri aktive në vend! Ministria raporton situatën në vend nga zjarret: Në “Majën e Rrunës“ është më rrezik

16 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
7 vatra zjarri aktive në vend! Ministria raporton situatën në

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionet më të fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas raportimeve deri më tani janë 7 vatra aktive dhe ajo që është më problematikja është në zonën e Majës së Rrunës. Në zonë ka nisur puna nga toka dhe ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që vijon prej ditësh.

Në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Ndërsa në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësia që deri në fund të ditës së sotme të izolohet.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Vijon pa u ndalur puna për shuarjen e zjarreve në vend. Aktualisht po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës.42 efektivë të FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar. Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri. Në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Në “Majën e Rrunës“ situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike. Terreni i vështirë nuk e ka ndaluar punën e efektivëve të cilët vijojnë edhe sot të punojnë nga toka për vënien nën kontroll të disa prej vatrave.Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësia që deri në fund të ditës së sotme të izolohet.

24 ditë nën pushtetin e zjarreve! 10 vatra aktive, në rrezik sipërfaqet pyjore në Lezhë, Kukës, Mirditë dhe Pukë, helikopterët punojnë për shuarjen e tyre

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll