Aktualitet

“Ndjeva erë hashashi pranë selisë së PS dhe e bleva, për të hequr stresin”, rrëfimi i përdoruesit të drogë

16 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA
“Ndjeva erë hashashi pranë selisë së PS dhe e bleva,

TIRANE- Mes dhjetëra të rinjve që konstatohen me doza të vogla hashashi dhe që nga ekspertimet toksikologjike rezultojnë përdorues, A. P , dha përpara policisë justifikimin më të çuditshëm.

‘Arsyeja pse e bleva hashashin ishte pasi doja të pija një cigare meqë hoqa stresin e provimeve’, tha para oficerit të policisë gjyqësore për hetimin e narkotikëve, i riu nga Tirana.

Monitorimi i Qendrës ‘FOL’ tregon një trend në rritje të përdorimit të hashashit në kryeqytet, por që për shkak të mbajtjes në doza të pakonsiderueshme, çështjet shpallen të mos filluara nga prokuroria.

Jam student i ekonomikut- tha i dyshuari si shpërndarës A. P., por që më pas u konkludua se nuk ishte veçse një përdorues.

‘Përfundova provimet me sukses dhe kur po bëja xhiro në qendër të Tiranës, pranë selisë së Partisë Socialiste ndjeva erën e hashashit ku po e pinin tre djem’ rezulton të ketë thënë i riu, sipas monitorimit të qendrës ‘FOL’.

Sipas të dyshuarit, ai i ka pyetur nëse kishin një cigare për të dhe njëri prej tyre i është përgjigjur ‘po deshe ta jap një cigare për pesë mijë lekë të vjetra’.

Mbasi e ka blerë i riu është zhvendosur së bashku me qesen me hashash drejt sheshit ‘Nënë Tereza’, ku dhe ka takuar një të njohur.

Policia deklaron në këtë rast të monitoruar nga Qendra ‘FOL’ se njësoj si edhe në raste të tjera, blerësit e drogës nuk i identifikojnë shitësit. Në material referohet ‘ Shtetasi A.P. deklaron se personi që i ka shitur lëndën narkotike nuk e njeh dhe sot e ka parë. Me aq sa mbaj mend ishte një djalë trup mesatar, me xhinse të zeza, bluzë të zezë me mëngë të gjata sportive, flokë gështenjë, kishte pak mustaqe, më shumë nuk mbaj mend’ thuhet në procesverbal.

Montorimi i Qendrës ‘FOL’, ndaj çështjeve të drogës tregon se veç të rinjve si përdorues dhe shpërndarës po shfaqen edhe të miturit e kategorisë së grupmoshës nga 14 deri në 18 vjeç. Marrë nga Fol.org

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hashashi te rinjte dhe kanabisi hashashi te rinjte dhe kanabisi

Sondazh

Poll