Aktualitet

Dështon plani! I vendoset eksploziv biznesmenit të ndërtimit të Durrës, shpëton për mrekulli, forcat xheniere kryejnë sh

16 Gusht 2021, 08:39 Nga DOSJA
Dështon plani! I vendoset eksploziv biznesmenit të ndërtimit

TIRANË– Një sasi lënde eksplozivi i është vendosur biznesmenit të një firme ndërtimi në Durrës përgjatë natës. Policia e Shtetit njofton se lënda shpërthyese për fat të mirë nuk ka shpërthyer, ndërsa me pikasjen që është bërë, Forcat Xheniere kanë shkuar dhe kanë realizuar shpërthim të komanduar. Por si iu vendos tritoli? Lënda shpërthyese u vu rreth orës 03:15 pas mesnate brenda ambienteve të firmës së ndërtimit që është nën menaxhimin e shtetasit M.L.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer. Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese. Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eksploziv ne durres eksploziv ne durres

Sondazh

Poll