Aktualitet

‘Mos fluturoni në rrugë!’/ Monitorim me radar në autostradën Tiranë-Elbasan-Tiranë, ecnin me shpejtësi nga 125 km/h d

16 Gusht 2021, 05:26 Nga DOSJA
‘Mos fluturoni në rrugë!’/ Monitorim me radar në

TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar mbrëmjen e djeshme monitorimin me radar në rrugën Tiranë-Elbasan-Tiranë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe prej orës 16:00 deri në orën 23:30, ka ndëshkuar 43 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi.

Policia ka ndaluar shoferët që lëviznin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 139km/h, 12 prej të cilëve janë ndëshkuar me gjobë 10.000 deri në 20.000 lekë të reja dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 deri në 2 muaj, kurse 31 janë ndëshkuar me gjobë nga 6.000 deri në 12.000 lekë të reja. Nga ana tjetër, janë ndëshkuar edhe 16 drejtues mjetesh me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili pasi kanë kryer parakalime të rrezikshme, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, shtoi policia.


NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Prej orës 16:00 deri në orën 23:30 në rrugën interurbane Tiranë-Tuneli i Krrabës-Tiranë, aktualisht në Ibë, janë evidentuar ndëshkuar 43 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që varionte nga 125 km/h deri në 139km/h, nga të cilët 12 janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 deri në 2 muaj, dhe 31 janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtmit. Janë ndëshkuar edhe 16 drejtues mjetesh me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili pasi kanë kryer parakalime të rrezikshme, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Monitorimi me radar vijon. Mos fluturoni në rrugë, së në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2021, 21:49

Gjiri i Lalëzit pushtohet nga mbeturinat

DURRËS– Plehrat kanë pushtuar Gjirin e Lalëzit, një nga vendet bregdetare më të frekuentuara në Shqipëri.Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë ven...

Aktualitet 15 Gusht 2021, 15:24

KRUJË– 25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. ...