Aktualitet

Shqipëria pret afganët, Italia: U kujtohet eksodi i 30 viteve më parë, Austria po i refuzon. Europa është e ndarë

15 Gusht 2021, 18:36 Nga DOSJA
Shqipëria pret afganët, Italia: U kujtohet eksodi i 30 viteve më

ITALI– Ndërkohë që afganët i kanë sytë drejt largimit të vendit, media italiane “Corriere Della Sera” i ka bërë një srtikull ndasive të vendeve evropiane në lidhje me vendimet e marra për pritjen apo të këtij populli.

Në artikull, “Corriere Della Sera”, krahason Austrinë, vend që ka refuzuar në mënyrë kategorike futjen e afganëve me Shqipërinë, e cila dha “OK”-n për pritjen e tyre në mënyrë tranzitore. Sipas medias italiane Shqipëria po e bën këtë gjë, pasi u kujtohet eksodi i popullit të tyre, teksa zbarkuan në brigjet italiane.

Artikulli i plotë:

Me përkeqësimin e shpejtë të situatës në Afganistan ( sot talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul ), problemi i refugjatëve  po shfaqet përsëri. Në zonën e aeroportit të Kabulit, mijëra njerëz po grumbullohen në kërkim të një rruge arratisjeje; e njëjta gjë po ndodh në kufijtë me Iranin dhe Taxhikistanin. Sa i përket Evropës, diplomacitë aktualisht janë të ndara. Austria, për shembull, mban qëndrimin e saj të ashpër në lidhje me riatdhesimin e emigrantëve afganë dhe azilkërkuesve pavarësisht përparimit të talebanëve. Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. 

“Ata që kanë nevojë për mbrojtje duhet ta marrin atë sa më afër vendit të tyre të origjinës,”- tha ministri.

“Një ndalim i përgjithshëm i dëbimit është një faktor tërheqës për emigracionin ilegal dhe vetëm nxit aktivitetin e kontrabandistëve dhe krimit të organizuar,”- shtoi ai.

Austria ishte një nga gjashtë vendet e BE -së që këmbënguli javën e kaluar në të drejtën e tyre për të dëbuar me dhunë azilkërkuesit afganë të refuzuar. E përditshmja austriake “Osterreich” publikoi një sondazh opinioni sipas të cilit deri në 90 përqind e të intervistuarve mbështesin linjën e qeverisë për dëbimet.

Nga ana tjetër qeveria e Shqipërisë, një vend i cili vetëm 30 vjet më parë dëshmoi një largim masiv të banorëve të tij drejt brigjeve italiane, po i mirëpret. Kryeministri Edi Rama e njoftoi nga Tirana dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mirëpritur qindra refugjatë nga Afganistani.

“Jemi me NATO -n. Ata ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës dhe tani po rrezikojnë të masakrohen si kafshë nga talebanët,”- tha ai.

Rama bën të ditur se i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë nga Shtetet e Bashkuara sepse janë aleatë të vjetër të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur kanë nevojë për problemet e tyre.

Shqipëria do të mirëpresë afganët pas pushtimit të Kabulit nga talebanët. Vetë kryeministri Edi Rama që në orët e para të mëngjesit pranoi se Shqipëria ka pranuar të strehojë afganët, duke iu përgjigjur me ‘PO’ propozimit të SHBA-ve. Reagimi i Ramës është ndjekur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbështetur ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi talebanët pushtojne kabulin evakuimi i afganëve ne shqiperi talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2021, 15:24

KRUJË– 25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. ...