Aktualitet

U rrëmbyen nga i ati/ Dy fëmijë shqiptarë shpallen në kërkim në Spanjë, autoritetet gjermane nisin hetimet, nëna e tyre

16 Gusht 2021, 05:22 Nga DOSJA

SPANJË– Dy fëmijë me prindër shqiptarë rezultojnë të zhdukur prej më shumë se 7 muajsh pasi janë rrëmbyer në Gjermani. Ata po kërkohen nga autoritetet spanjolle në Tenerife.

Rasti u denoncua nga e ëma e fëmijëve e cila tha se babai i kishte marrë dy fëmijët dhe ishte larguar pa lënë gjurmë. Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç, janë fëmijët e zhdukur. Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull.

Shoqata SOSdesaparecidos ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët. Kristian Toska ka flokë ngjyrë kafe, me trup të dobët, sy kafe dhe mban syze për shikim, ndërsa motra e tij Amantia është 10 vjeçe dhe flokët e saj janë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë kafe.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet amantia toska kristian toska rrembehen femijet shqiptare ne spanje amantia toska kristian toska rrembehen femijet shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2021, 21:49

Gjiri i Lalëzit pushtohet nga mbeturinat

DURRËS– Plehrat kanë pushtuar Gjirin e Lalëzit, një nga vendet bregdetare më të frekuentuara në Shqipëri.Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë ven...

Aktualitet 15 Gusht 2021, 15:24

KRUJË– 25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. ...