Aktualitet

Një viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, 397 raste të reja

15 Gusht 2021, 15:03 Nga DOSJA
Një viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në

SHQIPËRI- 2 mijë e 464 viktima, 2 mijë e 810 raste aktive dhe 130 mijë e 673 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë në bilancin e 24 orëve të fundit bëri me dije se në vendin tonë ka humbur jetën një person, një qytetar 54 vjeç nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (15 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         397
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       46
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 4,935

Testime totale             957,801
Raste pozitive             135,947
Raste të shëruara       130,673
Raste Aktive                    2,810
Humbje jete                     2,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1067
Shkodër          388
Fier                  286
Vlorë               272
Elbasan           177
Lezhë              151
Durrës             163
Berat               84
Gjirokastër       82
Korçë               53
Kukës              53
Dibër                 34

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll