Aktualitet

15 Gusht 2021, 15:24 Nga DOSJA

KRUJË– 25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. Këtë detaj që e bën akoma më tragjike ngjarjen e ndodhur në Krujë e ka bërë me dije vetë kushëriri i viktimës.

Në një koment në rrjetet sociale, i afërmi vajton për të riun dhe shkruan se familja priste ta martonte.

“Ah more kusho pritem te te martonim neser e ti na ike nga jeta,”- shkruan ai në koment.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Krujë. I riu ra në mënyrë aksidentale nga kati i tretë i shtëpisë së tij. Ai u nis për në spital, por vdiq rrugës si pasojë e plagëve të marra.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kruje vdes 25 vjecari ne krujë kruje vdes 25 vjecari ne krujë

Sondazh

Poll