Aktualitet

Rinasi i detyron të bëjnë testin e Covid-19 për 35 euro, revoltohen qytetarët: Nuk është e drejtë mo vlla, jemi vaksinua

15 Gusht 2021, 15:13 Nga DOSJA
Rinasi i detyron të bëjnë testin e Covid-19 për 35 euro,

TIRANË– Kushti i vendosur nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ për bërjen e një testi të Covid-19 edhe kur qytetarët janë vaksinuar dhe nuk kërkohët nga vendet pritëse, ka revoltuar shumë qytetarë.

Në një prononcim për FaxNews, qytetarët janë shprehur se janë të detyruar të paguajnë 35 euro për të kaluar nga Rinasi, pasi testi duhet bërë në një klinikë private pranë Rinasit.

Sipas qytetarëve, kjo është skandaloze dhe ndihen jashtëzakonisht keq që i detyrojnë të rrijnë në radhë dhe të sillen në mënyrë të tillë në vendin e tyre.

“Nuk është e drejtë mo vlla, nuk është e drejtë! Unë kam bërë vaksinat, kam marrë gjithë dokumentat e Italisë, tash me ba dhe testin të futem në radhë. Ndihem jashtëzakonisht keq. Kena qejf me ardh në këtë vend, po nuk jena të gëzum. Rrezik i madh për ne shumë. Ku është qeveria?? Ku është shteti?? Është diçka e jashtëzakonshme kështu, ky është vendi jem, atdheu jem, du me ardh këtu. Pse mos të jetë më i lirshëm, pse me e ba këtë vend kështu. Gruaja ime thotë nuk vjen më këtu, edhe fëmijët e mi nuk duan. A e kupton çfarë skandali është? Pse mos me e ba të lirshëm, futu atje, futu këtu. Nuk është e drejtë, ikën të gjithë, gjynah i zotit, na kan pi gjakun. Nuk është e drejtë kjo,”- tha një qytetar.

Ky problem u evindetua edhe një ditë më parë. Qytetarë të shumtë që duan të dalin nga Shqipëria presin për orë të tëra në radhë që të bëjnë testin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne rinas rinas radhe ne rinas rinas

Sondazh

Poll