Aktualitet

Qarkullimi në fundjavë/ Policia e Fierit arreston 3 persona dhe gjobit 118 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkulli

15 Gusht 2021, 15:16 Nga DOSJA
Qarkullimi në fundjavë/ Policia e Fierit arreston 3 persona dhe gjobit

FIER– Vetëm në 48 orët e fundit  policia e Fierit ka vënë në pranga 3 drejtues mjetesh si dhe ka ndëshkuar me gjoba dhe pezullim lejesh 118 të tjerë.

Aksioni është ndërmarrë përgjatë bypassit të Fierit dhe aksit Lushnjë-Fier ku 5 persona lëviznin në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa gati 100 të tjerë u ndëshkuan për tjekalim shpejtësie.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve ? me radarë?, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.

Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l, 13 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:
Mos fluturoni ? në rrugë ?️për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.

#❌Shpejtësisë???️ ❌Alkoolit?Në?
#Radari ?Drageri?DhePolici??TëShpëtojnëJetën.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndeshkohen shoferet policia e fierit ndeshkohen shoferet policia e fierit

Sondazh

Poll