Bota

Kaos në aeroport! Dëshmitari tregon se si politikanët u rrëmbyen avionët në mes të të shtënave në Kabul: Ende me kumbo

15 Gusht 2021, 19:37 Nga DOSJA
Kaos në aeroport! Dëshmitari tregon se si politikanët u

AFGANISTAN– Një qytetar ka përshkruar kaosin që u krijua pasditen e sotme në aeroportin e Kabulit, aty ku pritej të bëhej evakuimi i popullit pas pushtimit nga talebanët.

Ai tregon se filloi të bëhej një diferencim pasi zyrtarë të lartë, deputetetë dhe ish-deputetë kishin nisur të zinin avionët, pa pasur as rezervim dhe as bileta.

Në rrëfimin për BBC, dëshmitari shprehet se ende arrin të dëgjojë të shtant, pasi i kumbojnë në vesh.

“Salla e nisjes u shndërrua në kaos pasi njerëzit thanë se kartat e hipjes po shtypeshin fshehurazi për zyrtarët dhe njerëzit e profilit të lartë që u shfaqën në aeroport. Pashë tre ish-deputetë, disa zëvendësministra dhe disa të famshëm që rrinin në radhë. Disa as nuk kishin prenotim. Pritëm gati tetë orë, derisa stafi i aeroportit filloi të linte tavolinat e tyre – së pari sportelet e regjistrimit dhe më pas tavolinat e migrimit dhe pasaportave … thashethemet e ndryshme krijuan kaos. Disa u arratisën nga aeroporti dhe disa nxituan drejt portave.

Askush nuk ishte në asnjë nga kabinat e kontrollit të pasaportave dhe dyert e skanimit QR u shkatërruan. Nuk kishte një kontroll sigurie para se të arrinte te portat. Ne kaluam dhe pamë që dyert e mëdha prej xhami midis portave dhe aeroplanëve ishin thyer. Njerëzit vrapuan drejt aeroplanit të fundit (duket se avioni i parë, i cili ishte yni, u mbush nga zyrtarët dhe u ngrit) dhe kishte një fluturim të dytë në të cilin njerëzit filluan të hipnin. Ishte pothuajse një rrëmujë. Ne u kthyem mbrapa dhe pamë shumë pasagjerë të ulur nën aeroplan pranë pistës. Njerëzit u tronditën dhe nuk dinin çfarë të bënin, duke vrapuar nga njëri aeroplan në tjetrin. Pastaj ecëm drejt daljes për të hipur në makinë. Burra të armatosur po ruanin aeroportin. Njerëzit ishin shumë të dëshpëruar, disa vraponin drejt aeroportit, disa po iknin. Për të ndaluar njerëzit që të hyjnë në aeroport, rojet hapën zjarr në ajër. Kur po dilja, ishte një djalë që gjuante në ajër. Disa minuta larg në rrugën e aeroportit, pashë disa automjete policie të lëna vetëm në rrugë me dyer të hapura. Ende arrij t’i dëgjoj ato të shtëna, më kunbojnë në vesh,”- tregon dëshmitari.

LAJM KRYESOR: Afganistani drejt dorëzimit! Talebanët futen në Kabul, ‘arratiset’ presidenti Ghani. SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll