Bota

Presidenti mori arratinë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Afgane e mallkon: Do japësh llogari, do të të dënojë Zoti

15 Gusht 2021, 16:58 Nga DOSJA
Presidenti mori arratinë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Afgane e

AFGANISTAN– Ministri në detyrë i Mbrojtjes Kombëtare Afgane, Gjeneral Bismillah Mohammadi ka mallkuar Presidentin Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi bshkë me zyrtarët e tjerë, për tu lënë Kabulin talebanëve.

CNN shkruan se në një postim Mohammadi ka deklaruar se Ghani do të japë llogari para Zotit për këtë gjë që ka bërë dhe se Ai do ta dënojë.

“Ata na lidhën duart dhe shitën atdheun, mallkuar qofsh bashkëm e bandën. U  largua nga vendi dhe i vuri njerëzit në një situatë kaq të keqe, Zotit do t’i japë llogari atij dhe populli i Afganistanit gjithashtu do ta gjykojë atë për këtë vepër,”- mësohet të ketë thënë ministri.

Ghani është një ish -ekonomist dhe akademik, i cili shërbeu si president i Afganistanit që nga viti 2014 u largua sot nga Kabuli.

LAJM KRYESOR: Qeveria afgane drejt DORËZIMIT, ‘arratiset’ presidenti Ghani, ministri: Po negociojmë për kalim paqësor të pushtetit, udhëheqësi taleban: Nuk do luftojmë! SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll