Bota

Tërheqja e trupave amerikane, Blinken nuk pranon krahasimet me largimin pas Luftës së Vietmanit: Misioni ynë u mbyll me suks

15 Gusht 2021, 18:21 Nga DOSJA
Tërheqja e trupave amerikane, Blinken nuk pranon krahasimet me largimin pas

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kundërshtuar krahasimet që i janë bërë tërheqjes amerikane nga Kabuli me largimin kaotik pas Luftës së Vietmanit, pas ditës së sotme kur talebanët pushtuan Kabulin.

BBC shkruan se Blinken ka deklaruar se misioni i trupave amerikane në Afganistan ka qenë i sukseshëm, në luftimin e atyre që i sulmuan më 11 shtator (tragjedia e vitit 2001).

“Ky nuk është Saigon. Puna është që: ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision në mendje. Kjo ishte që të merreshim me njerëzit që na sulmuan ne më 11 shtator. Ai mision ka qenë i suksesshëm,”- tha Blinken.

Komentet e Bliniken më 15 gusht, erdhën pasi Rusia tha se po punon me shtetet e tjera për të mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për Afganistanin.

LAJM KRYESOR: Afganistani drejt dorëzimit! Talebanët futen në Kabul, ‘arratiset’ presidenti Ghani. SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(F.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken talebanët pushtojne kabulin antony blinken talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll